Edhe Washington Post rreshtohet me mediat që mbështesin Hillary Clintonin

13.10.2016 17:05:47

E përditshmja e famshme Washington Post, njoftoi sot, ashtu si shumë gazeta të tjera amerikane, se do të mbështesë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, duke theksuar se është po aq e impresionuar nga kompetencat diplomatike të demokrates sa e shqetësuar nga perspektiva për të parë republikanin, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Hillary Clinton ka potencialin për të qenë një presidente ekselente e SHBA-së dhe ne e mbështesim pa hezituar”, shkruan e përditshmja amerikane.

“Por ne nuk shpallim mbështetjen tonë vetëm sepse kundërshtari i Clinton është i frikshëm”, shtoi gazeta që e përmend shumë pak miliarderin.

Kandidatja e partisë demokrate është këmbëngulëse, rezistente, e vendosur dhe inteligjente”, vlerësoi Washington Post, duke gjykuar se pikat e saj të forta janë më shumë se dobësitë apo gabimet e së kaluarës.