Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, qëlloi djalin e xhaxhait 12 herë me thikë

13.10.2016 17:10:01

Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Granit Shehun, i shpallur në kërkim dhe i akuzuar se ka vrarë me paramendim kushëririn e tij, përkatësisht djalin e xhaxhait Milazim Shehu.

I ndjeri Milazim Shehu ishte inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas prokurorit, i akuzuari e ka qëlluar plot 12 herë me thikë viktimën tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

Madje pas ngjarjes, është tentuar që plagët e shkaktuara me thikë të deklarohen në spital sikur janë shkaktuar nga kafshimet e një qeni.

Prokuroria dyshon se shkaku i vërtetë i këtij krimi mund të ketë lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2012, kur ka humbur jetën babai i autorit për çështje pronësie.

Kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj Granit Shehut kthehet në 35 vite burg, pasi ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar.