Edi Rama dhe Lulzim Basha, luftë në facebook me fjalët e të tjerëve

22.10.2019 10:44:55

Kryeministri i vendit Edi Rama vijon të vendosë përballë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës emra dhe figura të BE, të cilët kanë shprehur mbështetjen e fortë për Shqipërinë për hapjen negociatave.

Kësaj here shefi i qeverisë i përgjigjet kryedemokratit me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili sipas Ramës ky i fundit ka deklaruar se refuzimi i negociatave nga BE-ja për Shqipërinë është një gabim historik.

“Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një “gabim historik”. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet”-tha Juncker.

Nga ana tjetër, kryeopozitari  thotë se moshapja e negociatave  me Bashkimin Europian është dështim personal i qeverisë shqiptare.

“Vendimi për të mos hapur negociata është dështimi i qeverisë shqiptare” ka thënë Basha.