Japonia zgjedh perandorin e ri në ceremoninë shekullore përpara mbretërorëve të botës

22.10.2019 10:39:30

Perandori japonez Naruhito mori zyrtarisht fronin e lënë nga i ati dhe premtoi se do t’i përmbushë me sukses të gjitha detyrimet e tij, në ceremoninë e lashtë qindra vjeçare që u ndoq nga zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh nga më shumë se 180 vende, mes të cilëve dhe princi i Britanisë së Madhe Charles.

59-vjeçari Naruhito u bë zyrtarisht perandor dhe gruaja e tij, Masako perandoreshë  në muajin maj, pasi babai i tij, Akihito u bë monarku i parë që hoqi dorë në 2 shekuj nga froni.

“Betohem se do të veproj sipas Kushtetutës dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e mia si simboli i shtetit dhe bashkimit të njerëzve”, tha perandori i ri para 2000 të pranishmëve, mes të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./