Edi Rama mbledh deputetët e ”Ligjeve”, mes tyre edhe Tahiri

21.11.2017 11:13:58

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mëngjes në ambientet e kryeministrisë deputetët e Komisionit të Ligjeve, i cili kryesohet nga Ulsi Manja.

Mësohet se në këtë takim është i pranishëm Saimir Tahiri, edhe disa javë më parë u përjashtua nga grupi parlamentar i socialistëve, deri në marrjen e pafajësisë.

Megjithëse nuk ka ende një deklaratë ku të sqarohet qëllimi i mbledhjes, me shumë mundësi ka të bëjë me shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

që në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me deputetët e PS, që janë pjesë e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Burime brenda komisionit të përbërë vetëm nga deputetë të PS thonë nën zë se në fokus të këtij takimi është diskutimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Në këtë takim marrin pjesë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i komisionit, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja dhe Saimir Tahiri, deputeti i PS-së i përjashtuar nga socialistët.

Pritet që zgjedhja e prokurorit të ri do të sjellë përplasje të forta mazhorancë-opozitë në ditët në vijim, pasi kryeministri, tregojnë burimet nga opozita, po punon të kap krejt reformën në drejtësi. Gjithashtu edhe kryetari i KQZ Klement Zguri do të shkarkohet me votat e PS dhe do të zgjidhet një tjetër me votat e mazhorancës.

Këtë javë nuk do të mbahet seanca plenare, por do të zhvillohet më 30 nëntor.