Edi Rama me shkarravinat në krahë drejt Firences, a është kjo një qokë Stefano Boerit?

07.02.2017 17:34:26

Edi Rama do të udhëtoj sërisht në fund të Shkurtit drejt Firencës për të marrë pjesë në ekspozitën e tij personale me vizatimet e tij, disa skulptura dhe një videoprojeksion të cilat do të shfaqjen në Galerinë Eduardo Secci.

Lajmi konfirmohet nga media lokale fiorentine Gonews.it e cila i ka dedikuar edhe një shkrim të gjatë përshkrues punës dhe personalitetit të Edi Ramës. Por ajo që bie në sy është se takimi i tij me artëdashësit firoentinë do të moderohet nga arkitekti i njohur tashmë edhe në Shqipëri, Stefano Boeri, i njëjti ai që ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për të hartuar planin rregullues të kryeqytetit.

E gjitha do të jetë në përkujdesjen e miku sivlla të tij (sic e përshkruan edhe artikulli) Anri Sala. Nuk dihet sesa do të jetë kostoja reale e kësaj ekspozite, kur kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Edi Rama ekspozoi punimet e tij në New York në një atelie e cila për cdo mostër arti nuk merr më pak se 300 mijë dollarë.

Më poshtë lexoni edhe artikullin e plotë që njofton celjen e ekspozitës së Edi Ramës ne 25 Shkurt në Firence.

Galleria Eduardo Secci është e lumtur të inaugurojë të premten në 25 Shkurt në orën 18:00 në selinë e Piazza Goldoni të Firences, mostrën personale të Edi Ramës (Tiranë 1964), arist dhe Kryeministër i Shqipërisë. Një personalitet politik sui generis që është angazhuar jo vetëm për ringritjen e ekonomisë së vendit të tij, pas krizë që pasoi rënia e komunizmit, dhe këtë e bëri edhe falë një ndjeshmërie të spikatur artisike dhe ekologjike që e ka parë atë të angazhuar në një seri procesesh rikualifikimesh sociale, urbanistike dhe etike.

Kjo ekspozitë është e përbërë një vizatime, skulputra dhe afishe të cilat do të shpërndahen nëpër hapësirat e galesirë pa një zgjidhje vazhdimësie, duke transferuar në Firence atmosfrën e zyrës së tij në Tiranë ndërsa e gjitha përmbyllet me projeksionin e një video që përgatitur nga Anri Sala në vitin 2000 duke dëshmuar projektin gjigand të rikualifikimit të Tiranës dhe i promovuar nga miku sivëlla Edi Rama. Në këto punime shquhet sesi Rama kombinon aspektin e tij si artist dhe si politikan, duke e shpalosur artin e tij në realitetin politik deri në atë pikë sa këto dy tipare janë shëndrruar tashmë të padallueshëm tek ai. Në fakt aio vetë pretendon se vazhdon të pikturojë edhe gjatë telefonatave të punës , dhe kjo i shërben si për tu përqendruar, ashtu edhe për tu shpërqendruar në të njëjtën kohë.

Në këtë pikëpamje, sigurisht që seria “Doodles”, e prodhuar gjaë viteve 2000 – 2002, përfaqëson fillin më të lartë të punimeve të tij. Vizatime me penel të vendosura në copa letrash të axhendës së tij në të cilat janë të listuara edhe të gjithë takimet, vizatime të cilat dëshmojnë edhe një lloj pështjellimi të brendshëm në rutinën e përditshme të një njeriu politik. Këto vizatime ekzistojnë me fragmente të kohës, të gjetuar përgjatë një dite pune, dhe mund të shikohen njëkohësisht edhe si partitura muzikore. Vizatime dukshëm të pandërgjegjshme, të cilat duket se dalin nga tradita surelaiste të shkrimit automatic, dhe që manifestohen në brendësi të punës së tij, si dicka që brenda tij tenton të ikë nga vendi i punës. Në të njëjtën mënnyrë, skulpturat shëndrrohen në një përditësim të strukjeve reale, shpella dhe gropa në brendësi të subkoshiencës së Ramës. Edhe pse angazhimi i tij politik e përthith kuadër të përditshmërisë përshkak të përqendrimit të tij, ai gjen aty nevojën për tu ndjerë i lirë dhe të bëjë gjëra të tjera në të njëjtën kohë, një nevojë kjo që shpërfaqet përmes këtyre vizatimeve.

Të dyja aktivitetet kanë një përkohësi të tyren, dhe sipas rastit bartin me vete një qëllim në vetvete. Një nga aspektet më interesante të këtyre punimeve është hapësira fizike mes axhendës së punës dhe atij të vizatimit. Një dimension i përmesëm, një stratografi komplekse, që përshfaq një hapësirë të përbledhur dhe të qëndrueshme nëpër shkresurinat dhe dokumentat e natyrës politike. Një zonë mendimi e cila na tregon një urgjencë okulte në të cilën Edi Rama shëndrrohet në një planifikues i realitetit, sic e ka përshkruar Anri Sala. Edi Rama jeton dhe punon në Tiranë. Ka qenë profesor picture pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe është autor i disa librave, ndërsa veprat e tij janë ekspozuar në një aktivitete personale dhe kolektive mes të cilave Bienalja e San Paolos, Haus der Kunst në Mynih, Qendra Pompidu në Paris, Musée d’Art Contemporain i Montréal (2011), në Tophane-i Amire Cultura e Art Center të Stambolit (2015. Takimi me Edi Ramën, do të moderohet nga Tommaso Sacchi, dhe  Arch. Stefano Boeri.