Kryeministri Mustafa: Fuqizimi ekonomik i shtetit përmes koordinimit të bizneseve

07.02.2017 17:42:35

Kryeministri Mustafa nëpërmjet llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se është zhvilluar një takim pune mes tij dhe përfaqësuesëve të bizneseve në Kosovë.

Sipas Kryeministrit Mustafa, fuqizimi ekonomik i vendit duhet të arrihet përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministrat Bajrami, Krasniqi dhe Hoti.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“Sot zhvillova një takim pune me odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrat Bajrami, Krasniqi dhe Hoti, biseduam për reformat e fuqishme që planifikojmë të ndërmarrim në tregti, në bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe komunikuese, për reformat fiskale si dhe për zonat industrial.

Së bashku, shprehëm përkushtimin e dyanshëm për fuqizimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik në vend, përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.”/fokusi.org