Edi Rama: Robert Elsie bëri të njohur botërisht kulturën e kombit shqiptar  

03.10.2017 12:46:06

“Robert Elsie, albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq”, shkruan sot Kryeministri Edi Rama në rubrikën “In Memoriam”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan për albanologun Robert Elsie, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Bonnit në Gjermani.

“Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, të spikasësh përkthimin e dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez, Jean-Claude Faveyrial; volumin UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe; Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; apo kryeveprën ‘Lahuta e Malësisë’ të Fishtës, është shumë pak… U prehsh në paqe mik i mirë”, shkruan kryeministri Rama