Ramush Haradinaj ende beson se vizat mund të hiqen brenda tre muajve

03.10.2017 12:52:25

Kryeministri Ramush Haradinaj ende beson se premtimi i tij për heqjen e vizave 3 muaj pasi të nisë punën si kryeministër mund të realizohet.

Ai ka thënë Demarkacioni me Malin e Zi si njëri ndër kushtet për heqjen e  vizave është në proces dhe mund të vonohet, por ka shtuar se ata mund të punojnë në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e kritereve të dala nga MSA.

Haradinaj këto deklarata i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, i pyetur nga deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj, nëse do të mbajë premtimin e tij të dhënë se vizat do të hiqen tre muaj pas fillimit të punës së qeverisë.

Molliqaj është shprehur se një gjë e tillë nuk po shihet se do të ndodhë dhe ka kërkuar nga Haradinaj të kërkoj falje nëse nuk e mbanë këtë premtim.