Edita Tahiri e pakënaqur me buxhetin e ndarë për ministrinë e saj

31.10.2016 19:09:08

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Buxhetin e vitit 2017, i cili parashihet të jetë për rreth 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak.

Lidhur me ndarjen e buxhetit, pati vërejtje ministrja Edita Tahiri, sipas të cilës, buxheti i ndarë për ministrinë që ajo përfaqëson, nuk mjafton.

“Unë vetëm desha të bëj me dije, që buxheti që është paraparë me Ministrinë pa Portofol, është i njëjtë sikur vitin e kaluar. Dhe vet e kemi parë që nuk është i mjaftueshëm. Prej kohës kur ka filluar dialogu i Brukselit, ka qenë një parim që është akorduar një buxhet dhe gjatë vitit janë bërë shtesa. Sivjet kemi pasur vështirësi për një shtesë dhe atë nuk është e mjaftueshme. Ministria pa portofol e ka emrin pa portofol, por nuk e besoj që është pa portofol, është një portofol i madh në këtë ministri”, tha Tahiri.