Ekonomia gjermane do e vazhdoj rritjen edhe gjatë viteve 2017, 2018

14.02.2017 15:29:05

Zyra e Statistikave e Gjermanisë thotë se ekonomia e këtij shteti do e vazhdoj rritjen mesatare në fund të këtij viti, kryesisht duke iu falenderuar shpenzimeve qeveritare dhe atyre të amvisërisë.

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se bruto prodhimi vendor është rritur për 0.4 % në çerekun e fundit të vitit të kaluar.

Në çerekun e tretë, ekonomia gjermane, që është më e madhja në Evropë, është rritur vetëm për 0.1 %.

Për tërë vitin, ekonomia e këtij vendi është rritur për 1.9 %, thotë zyra e njejtë, duke i konfirmuar të dhënat e publikuara për BPV-në në muajin janar.