Ekskavatorët nisin punën, fillon rrënimi i murit në Mitrovicë (Video-Live) 7...

Ekskavatorët nisin punën, fillon rrënimi i murit në Mitrovicë (Video-Live) 7 minuta më parë

05.02.2017 11:56:47

Dy ekskavatorë kanë filluar punën dhe rrënimi i murit ilegal të ndërtuar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar.

Rrënimi i murit vjen pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e tij, marrëveshje kjo mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Prezent në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. /Telegrafi/