Ekskluzive: Kadri Veseli billbord edhe në Qendrën e Studentëve

Ish-pretenduesi për kryeministër, por që i mbeti veç ëndërr, Kadri Veseli me të gjitha mënyrat po mundohet t’iu imponohet shtresave të ndryshme shoqërore, dhe kategorive të ndryshme. Kadri Veselit nuk po i mjafton se mediet dhe portalet i ka bërë servise të tij dhe nga marazi për mbështetjen e madhe që qytetarët po i japin koalicionit të LDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Avdullah Hotit, po i bllokon filmimet nga tubimet e saj, dhe nuk po i mjafton se këto medie dhe portale gjithë kohën transmetojnë drejtpërdrejt tubimet e koalicionit rus PDK-AAK-Nisma, nuk po i mjaftojnë që edhe në debate LDK po diskriminohet dhe ato po ndërtohen me tendencë negative, pra nuk po i mjaftojnë të gjitha këto, por po shkel çdo hapësirë institucionale, publike etj., për të imponuar vullnetin e tij, por edhe të mbjellë frikë te qytetarët.

Kadri Veseli nuk e pat për gjë të dhunojë ambientet e Bibliotekës Universitare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe të pengojë studentët të përgatiten për provime, nuk e pat për gjë as të dhunojë ambientet e SHSKUK-së dhe t’u flasë mjekëve për ara e livadhe, për lopë e për kuaj, edhe pse ata do të duhej të ishin panë pacientëve, ndër ta edhe me gjendje të rënduar, por gjithandej ka vendosur edhe bilborde të ndryshme për të imponuar praninë e tij, për të imponuar edhe trysni psikologjike. Dhe në këtë kontekst është synuar përsëri kategoria shoqërore e studentëve, e kategorisë që kanë përparësi studimet, aftësimet teoriko-praktike në profesione të ndryshme. Sikur nuk janë mjaftuar me faktin se katedrat dhe strukturat drejtuese të UP-së i kanë uzurpuar militantë politikë, por u janë vendosur edhe bilborde për t’ua kujtuar në çdo moment: ai është aty.

Më poshtë shihet tubimi i Kadri Veselin në Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe biblbordi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.