Tiranë, Arrestohet edukatorja D.R. Ajo akuzohet për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”.

05.06.2017 11:15:33

Policia ka arrestuar edukatoren e një kopshit privat në Tiranë, e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Mësohet se është vënë në pranga edukatorja me incialet D.R. Ajo akuzohet për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”.

Ajo u vu në pranga gjatë ditës së djeshme nga efektivët e komisariatit numër 2, aty ku u bë edhe kallëzimi nga dy nëna.

“Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të policisë nr. 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasja D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopshti privat në rrugën ‘Nikolla Lena’, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht”, njofton policia.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së kopshtit, në cilësinë e provës materiale.