Eksluzive: Tenderët i merren arbitrarisht kompanisë “Fanaj inxhinjering” me ofertë me të lirë, dhe i jepen kompanisë me ofertë më të shtrenjtë (Dokumente)

24.09.2016 15:02:43

Prokurimet publike janë një ndër hallkat më problematike në Kosovë, pasi që gjatë viteve janë vënë re porbleme serioze me to. Puna e OSHP-së, ka qenë shumë e atakuar për shkak të parregullësive dhe shkeljeve ligjore që janë bërë gjatë shqyrtimit të ankimimeve të ndryshme. Hetimet e kryera ndaj OSHP-së, kanë nxjerrë me shkelje ligjore këtë institucion, kurse ish-kryetari i saj, Hysni Hoxha është ndjekur edhe penalisht. Këto shkelje ligjore dhe këto parregullësi kanë krijuar shqetësime të biznsimenë të ndryshëm, të cilëve u janë bërë parregullësi dhe padrejtësi të shumta nëpër tendere të ndryshme. Një nga ta është edhe Salajdin Fanaj, drejtori i kompanisë “Fanaj inxhiniering” në Prizren. Ai, thotë për fokusi.org se “Një pasqyrim i përgjithshëm i asaj se çfarë po ndodh nëpër prokurime publike, tenderime etj., kuptohet nga fakti se më të atakuarit dhe më të goditurit janë kompanitë  apo personat, të cilët nuk japin ryshfet.”. Z. Fanaj, aq të thellë e sheh çështjen e parregullësive dhe veprimet kundërligjore, sa e sheh të shtrirë në të gjitha komunat, por nuk kursen as institucionin kryesor të prokurimeve, OSHP-në. Ai gjithçka e seh të lidhur me ryshfetin dhe me forma korruptive të tenderimit dhe prokurimit, sepse sipas tij “kjo fatkohet duke fillua që nga komunat apo institucionet më të vogla të Kosovës, siç është komuna e Dragashit, që është në jug të Kosovës, dhe duke vazhduar më tutje me komunën shumë të korruptuar të Prizrenit, e kështu me radhë, dhe duke përfunduar në organin më të lartë, gjykatën e tendereve – OSHP-në”. Zhgënjimi i z. Fanaj është edhe më i madh për faktin se në Gjermani ka lënë biznesin e tij dhe pas luftës është kthyer në Kosovë për të jetuar dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tij biznesore. Që nga paslufta, z. Fanaj ka zhvilluar me shumë vështirësi veprimtarinë e tij biznesore, sepse është ballafaquar me padrejtësi në fushën e tenderimit dhe të prokurimit. Prandaj, i zhgënjyer nga të gjitha këto padrejtësi, dhe duke qenë konkurrues në shumë prokurime, ai shprehet qartë se “rastet kanë qenë dhe janë të shumta gjatë viteve dhe në vazhdimësi, dhe nuk kanë të ndalur”.  Ai është në gjendje të ofrojë raste të shumta nga kompania e tij, dhe është i hapur për të gjithë institucionet përkatëse që merren me hetimin dhe trajtimin ligjor të parregullësive në tenderime dhe në prokurime. Pa hezitim, z. Fanaj, thotë se “unë mund të jap raste konkrete nga firma ime, me të cilën kam konkurruar në shumë tendere, si p.sh., në komunën e Prizrenit, dhe në shumë raste kam qenë më i liri dhe më i përgjegjshmi, dhe nuk më kanë shpërblyer me kontratë.”. Zhgënjimi i z. Fanaj, i një biznesmeni të suksesshëm në Gjermani, por që dashuria për vendin e solli këtu për të bërë biznesin e tij, ka të bëjë edhe me faktin se ai ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore të ankimimit dhe përsëri nuk ka gjetur drejtësi – dhe shton se “kam pasur raste të cilat i kam denoncuar deri në krimet ekonomike, pas i kam shtjerrë të gjitha mundësitë tjera të ankimimit, siç ka ndodhur me rastin e projektit për revilidimin e sheshit që të çon te Lidhja e Prizrenit.”. Zhgënjimin me padrejtësitë e bëra në prokurim dhe në tenderim, z. Fanaj ia ka shtuar vendimi i OSHP-së për të kthyer në rivlerësim të tenderit të shpallur nga komuna e Dragashit për furnizimin  me ujë, e të cilin komisioni përkatës komunal ia kishte ndarë kompanisë së tij “Fanaj Inxhinjering”, për shkak se kishte plotësuar kushtet: ishte më i liri dhe më i përgjegjshmi. Ky tender ishte shpallur të njëjtën ditë kur ishte shpallur edhe tenderi tjetër për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Dragash. Në këtë mes z. Fanaj sheh një kurdisje, apo një hile, pasi që paraprakisht ishte lutur që të mos ankohej për tenderin për stadiumin, pasi që nuk kishte kuptim t’i merrte të dy tenderet. Tenderi për stadiumin i ishte dhënë kompanisë “Ebk…”, kurse tenderi për ndërtimin e ujsësjellësit në Dragash, i ishte dhënë kompanisë së z. Fanaj. Kompania “Fanaj inxhinjering” e z. Fanaj ishte shpallë fituese pasi që, siç thamë më lartë, Autoriteti Kontraktues kishte vlerësuar se kjo kompani ishte më e lira dhe më e përgjegjshmja. Nga shtatë kompani që kishin konkurruar, “Fanaj inxhinjering” kishte bërë ofertën më të lire në vlerë prej 340.752.34 euro, dhe ishte për rreth 15.000 euro më e lirë se komapnia e dytë ofertuese “Puna & King”, e cila kishte ofruar 355.865.00 euro.

capture

Ishte pikërisht kompania e dytë, “Puna & King” që ishte ankimuar në OSHP, me arsyetimin se kompania “Fanaj inxhinjering” nuk i kishte referencat e duhura. Gjithë këtë situate vetë z. Fanaj e përshkruan kështu: “Në dy tenderët e fundit të hapur në komunën e Dragashit, të datës 27. 06. 2016, kam qenë tenderuesi më i lire dhe më i përgjegshëm, si në tenderin “Ndërtimi i ujësjellësit në Dragash – vazhdim i punimeve”, me  nr. Pro. 621/2016/031/521, ashtu edhe në tenderin “Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Dragash”, me nr. Pro. 621/16/032/521.  Por çfarë ka ndodhur? Komisioni vlersues e vonon shpalljen e fituesit deri më 01.08. 2016, për të dy tenderët, pa asnjë arsye, ndërsa me këtë datë shpallet fituese firma ime „Fanaj inxhiniering“ për ujësjellësin në Dragash në vlerë prej 340.752.34 euro, kurse për tenderin tjetër, „ndrëtimi i stadiumit në Dragash“, shpallet fituese firma e dytë me radhë  „Ebk “, sepse komuna e Dragashit meqë më shpërbleu mua me kontratë, më kërkoi që të mos ankohem me qëllimin  e mirë që punën tjetër më të vogël ta marrë firma e dytë me radhë, dhe unë nuk u ankimova. Por pastaj vazhdoi zinxhiri i korrupsionit të dalë në pah: firma e dytë me radhë, në tenderin për „Ndërtimin e ujësjellsëit në Dragash –vazhdim i punimeve“ „Puna & King“, e cila ishte pas meje për kah oferta e saj, bëri ankimim deri në OSHP. Arsyetimi i saj ishte që unë nuk posedoj referenca adekuate. Të njëjtën gjë ia vërtetoi OSHP-ja, duke u bazuar në vlerësimet e ekspertit të propozuar nga ajo, me emrin Visar Bibaj, i cili në vlerësimin e tij vlerëson se kompania ankuese kishte të drejtë.“. Lidhur me ekspertizën e ekspertit shqyrtues, z. Fanaj thotë se është identike me të ankimuesit, pasi që porpozimin për rivlerësim e kishte kërkuar pikërisht ankimuesi. Dhe që nga ky moment, z. Fanaj, vëren se i është bërë padrejtësi, pasi që eksperti shqyrtues, në mënyrë joprofesionale dhe të padrejtë ka eliminuar shumicën e referencave, dhe kishte propozuar rivlerësimin.  “Por për çudi që ankesa e ankuesit dhe vlerësimi i ekspertit ishin shumë identike.”- shprehet i habitur z. Fanaj, dhe vazhdon të vëjë në pah qasjen joprofesionale dhe tendencioze të ekspertit shqyrtues, dhe miratimin pa asnjë vërejtje nga ana e panelit shqyrtues. Në pretendimet e tij, z. Fanaj bazohet në faktin se eksperti shqyrtues ka trajtuar në mënyrë kundërthënëse referencat me natyrë tërësisht të njëjtë, duke refuzuar ndonjërën, dhe duke pranuar disa të tjera. Sipas z. Fanaj “vlerësimi i kundërthënës i disa referencave për të cilat pretendohej se nuk janë valide, dhe eksperti në fjalë vlerëson njërën refeerncë të pranueshme, dhe tjetrën nuk e pranon, edhe pse të dyja janë identike dhe të lëshuara nga i njëjti autoritet. Me këtë dhe me vlerësimin total të dosjes bënë të njëjtën gjë. Më e keqja e gjithë kësaj është se paneli shqyrtues pranon si të bazuar vlerësimin e ekspertit të tyre.”. Kur thotë këto, ai ka parasysh referencën

referenca1 referenca2

Siç shihet, të dy referncat janë identike dhe të natyrës së njëjtë me njëra-tjetrën, por e para nuk është pranuar, kurse e dyta është pranuar, që është dëshmi se eksperti shqyrtues nuk është udhëhequr nga parimet profesionale, por nga qasja arbitrare dhe tendencioze për të rrëzuar pa bazë profesionale dhe ligjore referencat e firmës “Fanaj inxhinjering” dhe për të realizuar kërkesën e ankimuesit për rikthim në rivlerësim. Po ashtu, ekperti shqyrtues ka pranuar reference e më poshtme, kurse ka rrëzuar shumë referenca të tjera si kjo, apo të ngjashme me këtë:

referenca3

 

 

 

 

Ndërkaq në faqen 4 të vendimit të panelit shqyrtues, kuptohet  seeksperti shqyrtues ka njohur edhe punimet në kanalizim si të natyrës së njëjtë me të tenderit „ndërtim i ujësjellësit në Dragash – vazhdim i punimeve“.

Kurse në ekspertizën e tij, ky eksperti shqyrtues jo që nuk ka respektuar këtë qëndrim, por ka rrëzuar shumicën e referencave ku jo vetëm ka punime në kanalizim, por edhe në vendosje të gypave të ujit etj., e që janë punë të natyrës së njëjtë me të tenderit që është rikthyer në rivlerësim. Mirëpo, loja nuk ka përfunduar me kaq, pasi që pas rikthimit në rivlerësim, Autoriteti Kontratues, nuk ia ka dhënë tenderin kompanisë së dytë, që ishte ankimuar, por ia ka dhënë kompanisë së katërt, e cila është edhe fituese e tenderit për „ndërtimin e stadiumit në Dragash“. Për z. Fanaj kjo është e pakuptimtë, e padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin, prandaj, ai konsideron se duhet ndërhyrë të gjitha institucionet përkatëse që ta hetojnë çështjen e prokurimeve dhe të tenderimeve. Në këtë kuptim ai shprehet shumë qartë dhe me një shqetësim të madh: „Unë tani pyes si qytetar i këtij vendi, si taksapagues i këtij vendi ku të ankohemi  më shumë dhe më lartë se në një organ siç është OSHP-ja, e cila është e përbërë nga ekspertë, nga juristët më të mirë të vendit, të cilët kanë qenë ish-prokurorë, ish-gjykatës dhe të cilët janë votuar nga organi më i lartë i këtij shteti, Kuvendi i Kosovës?“ Më tej, ai konstaton se „Ky organ (OSHP) i ka rrënjët dhe lidhjet deri në komunën më të largët dhe më të vogël – Dragash, pra dirigjon edhe tenderët e Dragashit, sepse vazhdon loja duke urdhëruar që ky tender të kthehet në rivlerësim, pra ia mundëson prapë lojën komunës së Dragashit, e cila në rivlerësim nuk vendos që tenderin ta fitojë ofertuesi i dytë, që ka qenë edhe ankimues në OSHP, por vendos që tenderin ta fitojë ofertuesi i katërt me radhë, i cili është po i njëjti i cili kishte fituar edhe tenderin për „ndërtimin e stadionit në Dragash“, për të cilin më thanë se duhet të heqi dorë se nuk bën ti marr të dy tednerët. Ndërsa për firmën e preferuar nga ata gjithçka është në rregull, edhe pse është për 28.000 euro më i shtrenjtë sesa ofertuesi më i lirë. Me këtë sqarim dua të njoftoj opinionin e gjerë dhe organet për hetim siç janë krimet ekonomike etj., që të fillojnë të vihen në lëvizje për të ndaluar këtë zinxhir të krimit ekonomik dhe korrupsionit, i cili po e shkatërron këtë vend.“, përfundon z. Fanaj, duke bërë të qartë se në respekt të ligjit është ankimuar kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues në Dragash, që tenderin ia ka dhënë kompanisë së katërt, i bindur se kështu kontribuon në luftimin e formave korruptive dhe  kundërligjore të prokurimit dhe të tenderimit./fokusi.org