Eksplodon gazsjellësi, rruga përfshihet nga flakët e larta disa metra (Video)

01.05.2017 09:06:14

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, në rrethana të panjohura ka shpërthyer gypi i gazit që kalon nëpër një rrugë në Hampshire të Anglisë.

Për këtë arsye, hapësira është përfshirë nga zjarri prej disa metrash, që arrinte deri në kulme të shtëpive.

Meqenëse ishte e pamundur të ndalohej rrjedha e gazit apo të shuhej flaka, janë evakuuar banorët dhe zjarrfikësit kanë hedhur ujë rreth shtëpive dhe pemëve në afërsi.

Për një kohë të konsiderueshme, mbrojtësit e rendit kanë intervenuar në atë pjesë, ku temperatura arrinte deri në njëmijë gradë Celsius.

Mësohet se pos dëmeve materiale, nuk është shkaktuar asnjë lëndim në njerëz.