Ekstradohet nga Gjermania 46-vjeçari që vodhi dy kosovarë

12.11.2016 07:12:04

Një 46-vjeçar i lindur në Tropojë u ekstradua nga Gjermani drejt vendit tonë.

Petrit Çakrajt i është caktuar në 8 korrik të 2015-ës nga Gjykata e Kurbinit masa e sigurisë e “arrestit me burg” për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”.

Më datë 3 korrik të 2015-ës në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, Petrit Cakraj, i është prezantuar dy shtetasve kosovarë si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh.L, sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë.

Si rezultat i bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.