Ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë

12.11.2016 08:32:06

Gjatë ditëve të vikendit, vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s,.