Halil Matoshi: Deklaratat e Hysen Durmishit janë fashiste, vetëm këmishëzinjtë kërcënojnë fjalën e lirë

12.11.2016 07:08:43

Publicisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të Komunës së Prishtinës, Hysen Durmishi i cili është shprehur se do t`i nxjerrë zvarrë gazetarët kur Vetëvendosje të vijë në pushtet. Matoshi ka thënë se kjo është një thirrje fashiste. Sipas tij, e drejta të të bërit gazetari të lirë nuk mund t`i merret as atyre që janë më të afërt me pushtetin, e as atyre që përkrahin opozitën.

Reagimin e plotë:

Deklarata e Durmnishit asht thirrje per linç publik – pra fashiste!

Zyrtaret e nalte te ketij grupimi politik (VV) e thone, perdite perse kurre nuk duhet te votohen nga qytetaret: “Friksohuni nga ne – jem hakmarres agresive – ma t’zi se pushteti ne deklarime publike!”

E drejta per me ba gazetari te lire ne nji vend nominalisht te lire e demokartik, ne baze te ndergjegjes dhe mundesive profesionale e matereiale nuk mundet me iu marr askujt, asnji medie, as atyne qe pretendohet se jane te aferta me pushtetin dhe as atyne qe mbeshtesin opoziten.

Deklarata e zyrtarit te VV-se asht fashiste!

Vetem kemishazinjt kercenojne fjalen e lire!

Dhe kjo nuk munet me u justifikue me zemrimin e castit!

Nga deklarimet e tilla duhet maspari me heq dore aktivistet e Levizjes VV, lidershipi i saj, sepse nese ata duen me u deshmue ndryshe nga pushteti aktual, nese ata duen t’i bindin qytetaret se kane me e ba diferencen ne qeverisje, kurr s’guxon as menja me u shkue per hakmarrje e agresion ndaj “te mundurve” – sepse kjo e ban te pamundshme idene e mbeshtetjes qytetare per kete levizje!