Përbërësit:
– 10 vezë,
– 150 gr gjalpë,
– 160 gr sheqer,
– 120 gr arra,
– 80 gr çokollatë,
– Pak kanellë.
Për fill:
– 10 të verdhë të vezëve,
– 10 lugë sheqer,
– 200 gr gjalpë,
– 2 shtangla çokollatë,
– 100 gr lajthi.
–
Për shtesën përfundimtare:
– 100 gr çokollatë,
– 50 gr bademe.
Përgatitja:
Shkrini 80 gr çokollatë, përzieni me të verdhët e vezëve të përziera me sheqer dhe të zbutura me gjalpë. Përzieni veç të bardhët e vezëve dhe bashkoni me masën e të verdhëve të vezëve. Shtoni pak kanellë dhe piqni.
Për fill: përzieni 10 të verdhë të vezëve me 10 lugë sheqer dhe zieni në avull. Kur masa të bëhet e dendur shtoni 200 gr gjalpë, 2 shtangla çokollate të shkrirë dhe lajthitë të cilat paraprakisht janë pjekur dhe bluar.
Tortën e ftohur priteni në tri pjesë dhe hidhjani masën e fillit. Lyeni nga sipër dhe anash dhe lyeni me çokollatën e shkrirë në të cilën keni shtuar pak gjalpë dhe vaj. Hidhni sipër bademe të qëruara dhe të grira.