Ëndërra e Ramushit – Froni ! Kauzën për shtet, e dorëzoi për pushtet – “Rambo” !

28.04.2019 14:51:33

Nga Fatmir Bajraj

Në sëmundje kronike ishte shëndrruar egoja dhe ambicja për pushtet e Kryemnistrit Haradinaj, i cili ishte i gatshëm ; t’bëj & t’jap gjithëçka, vetëm e vetëm t’prek ëndrrën : Hipja n’fron ! Fronin e kërkoj me muskuj e popullizëm, me haraq e kërbaq, me djeg’je e vandalizëm, deri në shkatërrim të pronës publike e shtetërore, Institucioneve të Rendit dhe Ligjit dhe sulmeve fizike mbi Titullarët…! – U identifikua si “gardian” i ruajtjës së Integritetit teritorial të Republikës së Kosovës, me theks të veqant, Demarkacionin me Malin e Zi dhe kthimin e mbi 8200km katror, perkatësisht Kullën dhe Qakorrin, – U identifikua si lojtar i rëndësishëm dhe “beden” i pakapercyshëm në ruajtjën edhe shtrirjën e sovranitetit kushtetues në gjithë vendin dhe ndalimin e kalimit të “Zajednicës” n’Parlamentin e Kosovës, duke e kthye t’njëjtin në arenë gazi, tymi e baroti…! – U identifikua në luftetar t’pa epur për lirit, të drejtat dhe interesin qytetar, për çfarë ngulmonte në zgjedhje t’parakohshme që t’nxjerrë në opozitë LDK-në dhe PDK-në kriminale n’kapje të shtetit, bashkë me Albinin e Fatmirin, por Ç’ndodhi : U bë bshkë me Kadrin, Fatmirin e Albinin, për t’a rrëzuar Kryeministrin Mustafa dhe për të shkuar në zgjedhje t’parakoshshme, dhe kjo u arritë, kuptohet me skenarin & suportin e SHIK-ut kriminal. Deri ditën e fundit, kishte propaganduar nxjerrjen e SHIK-ut (Lexo : PDK-në), nga pushteti dhe do shkapte shtetin nga kapësit e PRONTO-së, por n’minutat e fundit, pranon ofertën e PDK-së ( Hashimit e Kadrisë) që t’jet kandidat i koalicionit PAN për Kryeministër, ofertë të cilën Ramushi s’mund t’a refuzonte në asnjë mënyrë, ngase nuk donte t’a shuante ëndrrën e vet për pushtet. I harroj të gjitha premtimet, dhe bashkëdrejtoj fushatën e PAN-it me kriminelet n’kapje të shtetit, duke dal grupimi (koalicioni) fitues i zgjedhjeve por i varur nga koalicionimi edhe me tjerët ; shqiptarë e jo shqiptarë…! U bënë bashkë me pakicat, përfshi edhe Listën Srpska, si e vetmja mundësi për t’a bërë Qeverinë pa LDK-në dhe VV-në. U bë bashkë me kriminelet serb rreth Millan Radojqiqit dhe Presidentit serb Vuqiq. Në anën tjetër, si koncesion për postin e Kryeministrit, pranoj kushtin nga Hashimi e Kadria, që t’hjek dorë nga kompetencat kushtetuese ekzekutive të Kryeministrit, dhe t’i le n’dorë fatin e vëndit, Hashim Thaqit & Co, si dhe t’voton çfardo që i sjellë n’Parlament Kadria & Co, përfshi edhe Demarkacionin me Malin e Zi, gjë që ndodhi pa hamendje të Kryeministrit Hardinaj ! U moren vesh se Kryemninitri të merret me detyrat e shtepisë, dhe kaq…! Pra i ndanë punët privatisht : Si Halili & Rrahmani ! Ramushi merret me paranë publike të takasapaguesve, asetet nacionale, punësimet familjaro-nepotiste, zhvatje, krim e haraq, deri në abuzimin me falje borgjesh publike dhe rritje pagash të vetit dhe bashkëpunëtorëve,m e arsyetimin se rritja e pagës i duhesh për këmisha …! Presidenti & Kryeparlamenari , pushtuan fushën e transfereve të mëdha ; kontrabandimin e integritetit teritorial me armikun, sollën idenë e shkëmbimit të teritorëve, alias ndarjën dhe copëtimin e Kosovës për t’fituar dy adute që s’i kishin shkue n’mendje kujt : Njohjën nga Serbia dhe çmimin Nobel për paqë ! Tani Ramush Kryeministri, shkon sikur “Muça pas daive” dhe le t’improvizon shtetarin e bën argatin Hashimit e Kadrisë, çmim ky për fronin e Tij dhe prekjën e ëndrrës së sëmuar patologjike-pushtetin…! Për neve, bëhët mirë dikur, pasi t’plotësohen e t’pëmbushën egotë dhe xhepat e pushtetarëve n’shtet-kapje (PAN-i) Durim & kurajo deri atëherë, populli im durimtarë e qendresëtarë !