Enver Hoxhaj: Vepra e Labinotit do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë

15.11.2020 14:19:28

Në një mbledhje komemorative për nder të Labinot Aliajt, anëtarit të PDK-së, i cili ndërroi jetë dje, i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se aktivizim i Labinotit, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, ishin virtyte që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku Labinot Aliaj ishte asamblist.

“Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka thënë se familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik.

“Jeta dhe vepra e tij do të shërbej si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotw i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh.

Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira.

Familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!

Dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua!

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë i dashur!.