Shqipëria porosit 300 mije teste të shpejta

15.11.2020 14:12:36

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një komunikimi me publikun ka bërë një përmbledhje të situatës së Covid19, duke u ndalur tek rritja e testimeve dhe financimi i testeve të shpejta.

Gjatë fjalës saj Ministrja tha se është bërë porosia për 300 mije teste të shpejta.

“Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpejta. Është bërë porosia nëpërmjet instrumentit të Bashkimit Europian për 300 mijë teste të shpejta të anti-genit me financim të qeverisë shqiptare”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri dhe një pasqyrim të situatës epidemiologjike duke bërë dhe një krahasim me vendet e rajonit.

“Shqipëria qëndron në një incidencë dyjavore për total 100 mijë banorë në 901 raste, krahasuar me mesataren e rajonit 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Ashtu sikurse pers a i përket rasteve të fataliteteve që nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 milion banorë vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete. Dhe një krahasim të vendeve të rajonit, 31. 6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitete. 48.8 është mesatarja e Bashkimit Europian”, tha Manastirliu gjatë komunikimit të saj me publikun.