EPP-ja mirëpret rrëzimin e murit, vlerëson rolin e kryeministrit Mustafa

07.02.2017 20:31:36

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka mirëpritur rrëzimin e murit në Mitrovicë dhe zhvillimet pozitive në rivitalizimin e urës.

Presidenti Daul, i cili udhëheq familjen më të madhe politike evropiane, ku bëjnë pjesë partitë kryesore politike të qendrës së djathtë në Evropë, ka lavdëruar rolin esencial të kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar në këtë proces.

“Mirëpres rezultatin pozitiv rreth Urës së Mitrovicës në Kosovë. Hapja e urave dhe rrëzimi i mureve janë shenja inkurajuese për të rikthyer besimin. Përpjekjet e kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar patën një rol esencial. Dialogu politik dhe lidershipi janë çelës për të siguruar të ardhme më të mirë të përbashkët”, ka shkruar presidenti Daul, në rrjetet sociale.