Erdogan dhe Trump sonte zhvillojnë bisedë telefonike

07.02.2017 17:18:01

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sonte do të realizojnë bisedë telefonike.

Burime nga Kabineti i Presidentit të Turqisë njoftuan se dy liderët duhet të bisedojnë në orën 00:05 (sipas kohës lokale në Turqi).

Zhvillimin e kësaj bisede telefonike mes dy presidentëve e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë.