Erdogan: Për ne 15 korriku ka qenë betejë e re e Çanakalasë

13.07.2017 17:54:37
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se lufta kundër puçistëve të FETO-s më 15 korrik të vitit të kaluar ka qenë betejë e re e Çanakalasë, Dumlupinarit dhe Sakarja për Turqinë dhe popullin e saj të cilët edhe atëherë të inkurajuar në ato beteja fituan në Luftën Çlirimtare.

“Ky popull me vite ka luftuar kundër puçeve dhe forcave tradhtare, por edhe 15 korriku konfirmoi guximin dhe fuqinë e vet”, tha Erdoğan në Ankara në tubimin e përkujtimit të dëshmorëve të 15 korrikut.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan më pas tha se më asgjë në Turqi nuk do të jetë si para 15 korrikut të vitti të kaluar, kur organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti.

“Populli ynë ka jetuar në zullumin e sistemit njëpartiak, nuk do të lejojë më një gjë e tillë të përsëritet. Populli ynë i mban mend grusht shtetet më 27 maj, më 12 shtator dhe intervenimin e 28 shkurtit dhe nuk do të lejojë më të vjen në gjendje të tillë. Populli i cili nuk pati mundësi të parandalojë ekzekutimin e zotëri Menderesit, nuk do të përjetojë më turp të tillë”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency .

Në kuadër të shënimit shtatëditor të përvjetorit të parë të tentativës së dështuar të grusht shtetit të cilin terroristët e FETO-s e kryen vitin e kaluar në Turqi, sot në Pallatin Presidencial në Ankara u mbajt tubim solemn i përkujtimit të 250 dëshmorëve të cilët humbën jetën gjatë këtij tentimi për grusht shteti.