Erupsionet vullkanike në Siberi ndikuan në zhdukjen e dinozaurëve?

07.10.2017 14:40:46

Kurthet e Siberisë

Ndikimi më i madh i zhdukjes së jetës në historinë e planetit të Tokës mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i madh i vullkaneve në Siberi, tregojnë kërkime të reja

. Siç shkruan gazeta britanike “Independent”, rreth 95 për qind e jetës së detit dhe 70 për qind e jetës në tokë është zhdukur në “Vdekjen e Madhe” para rreth 252 milionë vjetësh.

Studimi i botuar në gazetën shkencore “Scientific Reportes”, thekson se vdekja e dinozaurëve është shkaktuar nga çlirimi i më shumë se 200 miliardë galonë të llavës në hapësirën e quajtur “Kurthet e Siberisë”.

Shkencëtarët gjetën në gurë shenja për një sasi të madhe të nikelit – elementë të formuara nga magma e vullkanit.

Por, ajo që ndikoi në Tokë ishte sasia e madhe e dyoksid karbonit që u lëshua në atmosferë. Para së gjithash, Toka është ftohur për disa gradë Celsius, për t’u nxehur më vonë, gjë e cila shkaktoi rënie të shirave.

Michal Rampino, gjeolog nga Nju-Jorku dhe një nga autorët e studimeve, ka thënë se shpërthimet në Siberi  dhe fenomenet e ngjashme, emituan nikelin e pasur në atmosferë, prej nga u përhap në gjithë planetin.

“Njëkohësisht, ndërveprimet shpërthyese të magmës, mund të lëshojnë një sasi të madhe të dyoksid karbonit dhe metanit, dy gazra që shkaktojnë fenomenin e serrës, gjë që shpjegon intensifikimin e ngrohjes globale në oqeane dhe tokë në kohën e zhdukjes”, tha ai.