Është e trishtueshme!

18.12.2019 22:42:52
Nga: Adem Bytyqi
Është e tmerrshme , e pa durueshme, e turpshme,  anti njerëzore dhe anti kombëtare ,që një Kryeministër shqiptar, të takoi dhe shtrin dorën në emër të cilido bashkëpunim rajonale, siq është Mini shëngeni Ballkanikë ,një Presidenti serb ,si Alexander Vuqiq, i cili haptas dhe pa as një fije turpi dhe pendese mohoi masakren e Reqakut ,dhe të gjitha krimet makabre të luftës në Kosovë , kundër popullatës civile ,gra ,pleqë dhe fëmijë…
Ne  ,nuk mund të ankohemi në Europën, se po e përgdhel Serbinë, kriminale dhe gjenocidale, kur ne vetë të parët jemi që ia shtrim dorën e respektit dhe bashkëpunimit pas gjithë asaj tragjedi që n’a shkaktojë në luftën e fundit të vitëve 1998- 99.
Si është e mundur, që një Kryeministër shqiptar, t’i shtri dorën e bashkëpunimit një Presideni serb, pa treguar as pendesen më të vogēl  njërëzore se përkikim falje as që bëhet fjalë ,për ekzekutimin  e mase 15 mijë civilëve shqiptarë në mënyrën më mizore që e ka njohur ndonjëherë historia e njërëzimit!
Është kjo mënyra siq Serbia, me fajn dhe pa pêrgjegjësin tonë , që në rolin e Gjelatit, ka filluar para batës të luaj rolin e “Viltimës”, me qëllim që një det gjakë të shqiptarëve të derdhur për liri,dhe pavarësi ta shnëdrrojë në “ujë”…
Kësaj qasje makabre të Serbisë ,kundër nesh dhe shtetit të Kosovës duhet t’i thuhet ndalë njëherë e përgjithëmonë, sepse për krimet makabre të luftës dhe mizorive tjera të ushtrisë dhe policisë serbe kundër popullatës civile në Kosovë ,i janë të njohura Bashkësisë ndërkombëtare, ani pse Serbia, shpënzon miliarda për mes emisarëve të saj në botë për të mohuar krimet e luftës dhe gjenocidin në Kosovë kundêr popullatës civile shqiptare, një përpjekje kjo e sërbisë për ta shnëdrruar gënjeshtrën  në të vertetë siq e ka pas zakon gjithëmon në në traditën e saj diplomatike dhe historike…