Mustafa e Haziri me deklarata kundërthënëse për presidentin – cili është qëndrimi i vërtetë i LDK-së?

18.12.2019 22:48:58

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku është diskutuar rreth bisedimeve për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit për media ka folur lideri i kësaj partie dhe udhëheqësi i bisedimeve me VV-në, Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Mustafa është shprehur pas takimit se do të diskutojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjitha pozitatat shtetërore, gjithashtu duke bërë të ditur se Këshilli ka dhënë pëlqimin për bashkëqeverisje me LVV-në.

“Ne kishim tani mbledhjen e Këshillit në të cilin i informova anëtarët, deputetet lidhur me ecurin që kemi pasur deri tani me VV. Mund të them se LDK mbetet e përkushtuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet për bashkeqeverisjë me VV. Këshilli ishte i bindur se LDK duhet të vlersohet karshi përkrahjes që ka marrë nga qytetarët ne zgjedhje, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV qoftë në programin qeverisës. Në do të vazhdojmë ti përgjigjëmi fteses së VV për takimet e ardhshme. Vlersojmë se nësë do të ketë vullnet politikë që të arrihet marrëveshja. Sot u vendos që pjesë e marrëveshjes të jenë të gjitha pozitat”, tha Mustafa, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Mustafa gjithashtu ka bërë të ditur ofertën që do t’ia bëjnë LVV-së në këmbim të postit të presidentit duke ia ofruar një ministri që iu është ndarë LDK-së.

Por, deklaratë të kundërthënëshme ka dhënë nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri i cili për dallim nga Mustafa tha se nuk ka kërkesa eksplicite në tavolinë dhe se çështja e presidentit është përceptim publik.

“Nuk kemi kërkesa eksplicite në tavolinë. Është bërë edhe perceptim në publik. Kemi arritur me i përballu dallimet e mëdha ideologjike. Tash po shihet që ka vështirësi. Megjithatë hendeku i mirëbesimit si barrierë po shkon duke u ngushtuar. Më shumë po shihet që ka mosbesim. Ndoshta ky mosbesim është i dyanshëm, përjashtuar këto dy vitet e fundit që kemi shtuar komunikimin”, ka thënë Haziri.

Nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshja midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por mbetet të shihet se kur do të ndodh takimi i radhës.