Etiopi, 17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak

30.08.2018 15:41:26

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ENA, një avion ushtarak etiopian me 17 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e sotëm përderisa fluturonte nga qyteti lindor Dire Dawa për në qytetin juglindor Bushoftu të Etiopisë.
ENA raportoi se të gjithë pasagjerët në avionin ET-AIU, përfshirë disa ushtarë, humbën jetën në aksidentin që ndodhi në zonën e Shoa-s Lindore, që është më pak se 100 kilometra nga kryeqyteti Addis Ababa, transmeton Anadolu Agency.

Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e incidentit.

ENA gjithashtu tha se avioni po digjej në ajër para se të përplaset.