Rusia e gatshme t’i hakmerret SHBA-së

18.07.2017 13:19:36

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se Moska e ka fituar të drejtën të ndërmarrë masa shpagimi kundër Shteteve të Bashkuara, pas një takimit në Uashington i cili përfundoi pa marrëveshje për rikthimin e pronës diplomatike ruse të konfiskuar nga SHBA-ja.

Barack Obama, president i atëhershëm i SHBA-së, urdhëroi konfiskimin e dy komplekseve diplomatike ruse dhe dëbimin e 35 diplomatëve rusë në dhjetor, për shkak, sic kishte thënë ai, përfshirjes së tyre në hakerimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane 2016, akuzat të cilat Rusia i mohon.

Moska ka thënë se shumë varet nga rezultati i një takimi të djeshëm në Uashington mes zëvendësministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Ryabkov, dhe nënsekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Shannon, të cilët diskutuar për këtë mosmarrëveshje diplomatike.

Por, Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë në një komunikatë sot se ende nuk është gjetur zgjidhja ndaj problemit.