Euforia sociale e statusore e shqiptarëve të Kosovës

16.04.2021 20:26:06
  1. Sot shumë sociologë janë në gjendje të bëjnë analiza nga më të ndryshme, kur është në pyetje mirëqenia e rregullimit të statuseve edhe privilegjeve të qytetarëve të një vendi në raport me vendet tjera. Ndërkaq, krahasimi me prejudikimin për një gjendje të tillë statusore do të ishte, jo adekuat dhe jo serioz në Kosovë. Do ishte kështu edhe me faktin që Kosova dhe qytetarët e sajë, me këtë trend të varfërisë dhe skamjes vështirë që do të mund të rekrutoheshin në një tip të tillë të shoqërive. Thënë më thjesht , kjo gjendje më shumë i ngjason shoqërive nordike, Suedisë, Norvegjisë, etj. pra shoqërive që shquhen me një tip solidariteti të themi tipik organik. Do përmendur që kjo gjendje apo status social i mirëqenies në këto vende për qytetarët e tyre është rezultat i shumë faktorëve: një ndër këta faktorë padyshim janë edhe zbatimi dhe respektimi i ligjeve në fuqi, ndëshkimi permanent i agjensëve devijant, pra këtu kryesisht kemi të bëjmë me ndëshkimet ndaj keqpërdoruesve të mirave publike, ku çdo gjë i nënshtrohet një konvente jo morale por sish ligjore, etj.
  2. Në ndërkohë, nëse e analizojmë termin apo dukurinë e gjendjes apo statuseve sociale për qytetarët në shoqërinë kosovare që mund të identifikohet si disofri sociale, atëherë mendojë që kemi mjaftë situata dhe do mund të gjenim shumë elemente që përshkruajnë gjendjen e pavolitshme të tyre sociale. Ky konstatim, natyrisht u adresohet problemeve që ata i kanë në përditshmërinë e tyre, ku mbijetimi fizik është bërë një mundësi ekzistenciale. Pra, jo një luks i llojit të vetë sikurse në shoqëritë e lartpërmendura, ku shkalla e papunësisë asnjëherë s’ka rënë nënë 10%, ku planifikimi i kohës dhe mënyra e qasjes së problemeve sociale, atyre politike, ekonomike e kulturore, nuk ushtrohet përmes presionit të problemeve të grumbulluara, por përmes konsensusit pra konsultimeve mirë të planifikuara nëpër institucionet e shtetit dhe mekanizmave tjerë institucional.Gjendja apo statusi social i qytetarisë kosovare, në fakt është identik me gjendjet dhe situatat e shoqërive të fillimshekullit të kaluar, ku akumulimi i kapitalit të parë fillestar bëhej jo si rezultat i një konkurrence lojale midis elitave dhe kompanive të mëdha tregtare por përmes një grabitje (siç e kam shquar unë në shkrimet e mëhershme) grabitqare nga ana e elitave politike…
  3. Një fenomen që teoritë e mëhershme sociologjike s’kanë mundur ta hasin gjithkund, por që tani me rënien e komunizmit në pothuajse të gjitha vendet e tranzicionit, është prezent si me mënyrën e përfitimeve ashtu edhe me djallëzitë e vetë procesit të seleksionimit të elitave politike që po prodhon situata të tilla disofrike. Në rastin e Kosovës, procesi i ndërtimit të mënyrës kapitaliste të raporteve shoqërore dhe atyre sociale, si edhe mentalitetit për të krijuar mirëqenien sociale përmes një konkurrence lojale është një sfidë në vete që kërkon një analizë më të thukët dhe më të gjatë, edhe për shkak se si shteti ashtu edhe fenomenet që janë duke ndodhur në këtë shoqëri po na dalin si “sui generis”….!? Edhe borgjezia e re që po krijohet përmes këtij kapitalizmit grabitqar, po duket se është një “sui generis”…Shkaqet dhe pasojat kujtojë që më së miri do e qartësojnë këtë rrugëtim jo edhe të padhembshëm për gjithë shoqërinë kosovare.
Gjendja apo statusi social i qytetarisë kosovare, në fakt është identik me gjendjet dhe situatat e shoqërive të fillimshekullit të kaluar, ku akumulimi i kapitalit të parë fillestar bëhej jo si rezultat i një konkurrence lojale midis elitave dhe kompanive të mëdha tregtare por përmes një grabitje (siç e kam shquar unë në shkrimet e mëhershme) grabitqare nga ana e elitave politike…