Europiani/ Sot, super-sfida Portugali-Gjermani. Zbresin në fushë dhe Franca e Spanja

19.06.2021 10:10:36

Si asnjëherë më parë, këtë të Shtunë zbresin në fushë katër skuadra pretendente për të fituar kampionatin europian të futbollit, EURO 2020.

Ndeshja më e shumëpritur është padyshim ajo mes Portugalisë dhe Gjermanisë që do të luhet duke filluar nga ora 18:00. Portugezët vijnë në këtë sfidë si kokë grupi, pasi mundën Hungarinë në ndeshjen e parë 3-0. Gjermanët nga ana tjetër do të kërkojnë fitoren e parë pas disfatës me Francën në ndeshjen hapëse.

‘Gjelat’ nga ana tjetër do të përballen me Hungarinë, një ndeshje që parashikohet e lehtë në letër për ta. Përballja luhet nga ora 15:00.

Në fushë këtë të Shtunë zbret dhe Spanja, që kërkon fitoren e parë në këtë kompeticion pas barazimit pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë. Përballë do të ketë Poloninë e Levandovskit që vjen nga një disfatë me Slloveninë. Takimi luhet duke nisur nga ora 21:00.