Familje pilotësh, nënë e bijë në kabinën e avionit

25.03.2019 00:14:22

Janë Wendy Rexon dhe vajza e saj Kelly që japin mirëseardhjen në bordin e avionit të linjës së kompanisë “Delta Airlines” në Los Angeles-Atlanta. Një çështje familjare në lartësi, e bërë e ditur nga ‘cicërima’ e John R. Watret, rektor i Universitetit të Forcave Ajrore të Embry Riddle, i cili i uroi ato. Kështu rezulton se Rexons janë nënë e bijë. Babai Rexon, në fakt, fluturon si pilot për “American Airlnes” dhe gjithashtu vajza tjetër Kate është një pilote.