Familjet siriane nisin kthimin në Alepo

05.01.2017 15:16:49

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se pavarësisht shkatërrimeve të mëdha në Alepo, sirianët kanë nisur të kthehen në qytet pas armëpushimit.

Zëvendëskoordinatori i OKB-së nëpërmjet një telekonference tha se deri më tani në lindje të Alepos janë kthyer 2.200 familje siriane.

Shkatërrimet në Alepo janë në përmasa të mëdha dhe për ndërtimin e qytetit do të nevojitet një kohë e gjatë. Ndër të tjera përfaqësuesi është shprehur : “Moti është shumë i ftohtë dhe njerëzit po kthehen në shtëpi të cilat nuk kanë dyer dhe dritare.”

Ai ka shtuar ndër të tjera se Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nisur të ofrojë shërbime në një rajon për fëmijët të cilët që prej 5 vitesh nuk kanë vajtur në shkollë dhe të cilët kanë nevojë për mbështetje psikologjike.