Fauci për hapjen e parakohshme të ekonomisë amerikane: Nëse anashkalohen masat e kontrollit, rrezikohemi nga shpërthimi i epidemive të shumta

12.05.2020 10:30:23

Rreziqet që bartin hapja e parakohshme e vendeve do të jetë fokus i takimit të sotëm mes mjekut Anthony Fauci dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, raporton New York Times.

Anthony Fauci do të flasë për zyrtarëve të Senatit amerikan, duke i paralajmëruar se cilat do të ishin pasojat e hapjes së parakohshme të ekonomisë amerikane, duke theksuar se një gjë e tillë mund të shpie deri të “vuajtjet dhe vdekjet e panevojshme”

“Nëse tejkalojmë masat e kontrollit me hapjen e SHBA-ve, rrezikojmë nga shpërthimi i epidemive të shumta në mbarë vendin”, ka paralajmëruar epidemiologu i njohur amerikan Fauci dhe njëherit drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje ngjitëse.

“Kjo do të kontribuojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, ka shtuar Fauci.

Rreziku nga tentimi i hapjes së parakohshme të vendit do të jetë tema kryesore dhe njëherit porosia e Faucit drejtuar Senatit dhe Këshillit për Arsim, Punë dhe Pensione.