Ferati: Nuk do të ketë vota për rrëzimin e Qeverisë

12.04.2017 18:09:43

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë aktuale nuk do të ketë vota dhe sipas tij janë LDK e PDK ato që vendosin se a do të ketë një mocion të tillë apo jo.

Këto deklarime Ferati nga LDK i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa pohoi se asnjë deputet nga subjekti i tij partiak nuk do të jap votë për rrëzimin e Qeverisë.

”Koalicioni LDK-PDK vendos se a do te ketë mocion apo s’do të ketë mocion”.

”Nuk do të ketë fuqi për të bërë një mocion”.

”Jo, nuk besoj që do t’i ketë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë. Asnjë deputet i LDK-së nuk do të votojë për mocionin”.

”Derisa qëndron stabil grupi LDK-PDK nuk do të ketë vota për rrëzimin e Qeverisë”.

”Kemi pasur mungesë të disiplinës të të gjithë deputetëve. Deputetët e Opozitës marrin pagën sa unë, e janë të detyruar të marrin pjesë në seanca”.
”E vetmja çështje problematike të cilës ende nuk ia dimë rezultatin, është Demarkacioni”.

”Në një parlament të rregullt kërkohet shumica”.

”Demarkacioni do të vendoset ose tash ose më vonë”.

”Nëse kalon Demarkacioni sigurohet liberalizimi”.