Fetah Berisha: Poezi për presidentin Ibrahim Rugova

20.03.2019 19:22:38

Presidenti historik i Kosovës (Dr. Ibrahim Rugova)*

Në qiell një rreze drite shkëlqeu

Në horizont dielli po shëndrit

Sofës nënë djali i leu

Për Kosovë yll i përjetësisë.

Djalë kur lind ishte traditë

Në oborre me qitë pushkë

Atë bote jetonim me frikë

Këtë s’e bënte më askush.

Kosova ishte djep i pagjumë

Kohë e zezë për nënë e birë

Komunsitët vrisnin pa zhurmë

Nënat me ninulla rissnin fëmijët.

Atje larg ishte Prishtina

Nga larg vinte Rugova

Më ashpër vinte stina

Në robëri dergjej Kosova.

Pasha djersen e kësaj toke

Për Kosovë u bëre i parë

Pasha rrudhat e nënës loke

Shqipëtarëve u prinë mbarë.

Grushtat të fortë i dha monizimit

Për mos t’u kthyer më kurrë

Fuqishëm i dha udhë plularizmit

Mendimi i lirë lulëzon pa censurë.

Presidenti u sëmur rëndë

Perëndi mëshiroje sot e mot

Rritja fuqinë sa më shpejt

Ta mund sëmundjen o zot.

Kumti i zi shpërndarë si era

Ndërroji jetë i urti Ibrahim Rugova

Dhembja shponte si shigjeta

Me lotë dëneste tërë Kosova.

Acar në Prihtinë e në zemrat tona

Qytetarët në rreshta pa mbarim

Pushtetarët nga e tërë bota

Presidentit i bëjmë të fudit nderim.

Ti nuk ishe president ideologjik

Ti nuk ishe president me kurorë

Ti u bëre për ne president historik

Ti u bëre edhe president shpirtëror.

Ishe për ne një legjendë e gjallë

U bëre edhe legjendë historike

Për Kosovë stoik në ballë

Urtisht i munde sfidat histerike.

 

Te thanë Luter King, Gand i Ballkanit

George Washigton, Çmimi Saharov

Ante i kësaj toke bir i dardanit

Ti je edhe Ismail Qemali i Kosovës.

Ti ishe dritë dhe diell

Perëndia të bëri te parë

Ti na ktheve në origjinë

Për Kosovë je shpëtimtar.

Ti ishe misionar i perëndisë

Për shqiptarët e Kosovës

Simbol paqe i demokracisë

Shkëmb qëndrese si malet e Rugovës.

 

Shifra gjyshi,16 janar 2019

 

*Poezia mori çmimin “Xhemail Mustafa” në Konkursin si poezia më e arritshme për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova.