Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

31.10.2017 11:03:00

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, ku po shqyrtohet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Javën e kaluar Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit 2017.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se buxheti për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro.

Duhet përkujtuar që më parë ishte parashikuar që buxheti për vitin 2018 të mos arrinte as shifrën 2 miliardë euro.

Me këtë rast ministri Hamza ka thënë se 10.3 përqind ka rritje për shpenzime kapitale dhe se projektet më të rëndësishme që planifikohen të përfshihen janë  autostrada Prishtinë-Shkup, Prishtinë-Mitrovicë dhe autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se është një lajm i mirë për aprovomini e buxhetit për vitin 2018-të me shifër prej 2 miliardë euro.