Fisnik Ismailit i vdes baba!

18.11.2016 19:26:41

Deputeti i Lëvizjes i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka njoftuar se sonte i ka vdekur babai, Muharrem Ismaili.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Muharrem Ismaili, në moshën 73 vjeçare.

Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.

Kortezhi funeral niset në orën 12:30 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.

E pamja bëhet te banesa ime, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.

Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece.