Fjalët e fundit të Elvis Pistës ishin: Çka u ba? (Video)

09.04.2017 21:18:52

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Vrasja me shumë pista”.

Dokumentari i kushtohet vrasjes misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK-së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë dokumentar tregohen detaje të vrasjes enigmatike. Pasi kapet nga plumbat, ai bie në gjunjë dhe ngritët në këmbë. Fjalët e fundit që thotë ishin: “Çka u ba?”, pas të cilave rrëzohet përtokë.