Fjalët e fundit të vajzës shqiptare që u vra nga i ati: Babi të dua shumë…

04.01.2019 23:35:19

Më shumë sesa tronditëse kanë qenë fjalët e fundit të Anxhelina Petros, teksa po jepte frymën e fundit në duart e të atit. “Babi, po largohem. Të dua shumë, vazhdo të më godasësh!”

Këtë rrëfim e ka bërë vetë vrasësi, babai i saj, në dëshminë e tij në Korfuz, njoftojnë mediat greke. Teksa tregoi arsyen pse e vrau, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit që tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditja me shifër: “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”.

Sipas mediave greke, ndërsa ata të dy po hanin në familje, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale vdekjeprurëse midis të dyve.

Babai vrasës pas arrestimit, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën dhe se telefonata nga i dashuri afgan ditën e Vitit të Ri ishte arsyeja pse e humbi kontrollin.