FMN, Christine Lagarde dënohet për neglizhencë në Francë

19.12.2016 16:30:10

Drejtorja e FMN-së, (Fondi Monetar Ndërkombëtar), Christine Lagarde, është dënuar për “neglizhencë”, psi në kohën kur ishte Ministre e Financave në Francë, në vitin 2008, ajo miratoi dëmshpërblimin prej 404 milionë eurosh ndaj biznesmenit Bernard Tapie, për shitjen e diskutueshme të firmës së drejtuar prej tij.

Rasti në fjalë i ka rrënjët në vitet ’90, kur Tapie ishte aksioneri kryesor në kompaninë e produkteve sportive “Adidas”. Pasi nisi karrierën politike dhe u bë një prej ministrave të kabinetit të qeverisë socialiste të François Mitterrand në vitin 1992, Tapie u desh t’i shiste aksionet.

Në vitin 1993 ai paditi “Credit Lyonnais”, një bankë shtetërore që menaxhoi shitjen, duke pretenduar se banka e kishte mashtruar atë me qëllim zhvlerësimin e firmës.