Moderna: Ne mund ta ndalojmë sëmundjen COVID-19

17.11.2020 12:23:41

Vaksina eksperimentale e Moderna-s rezultoi 94.5 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat e hershme nga testimi i gjerë, deklaroi kompania amerikane të hënën.

Sipas Reuters, përfshirë dhe vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, e cila rezultoi gjithashtu më shumë se 90 për qind efektive, SHBA-ja mund të ketë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent.

Vaksinat, të dyja të zhvilluara me teknologji të re të njohur si dërguesi i ARN-së (mARN), përfaqësojnë mjete të fuqishme për të luftuar një pandemi që ka infektuar 54 milionë njerëz në të gjithë botën.

Presidenti i Moderna-s, Stephen Hoge, tha nëpërmjet një interviste telefonike që vaksina e kompanisë së tij do të mund të ndalojë virusin vdekjeprurës.

“Ne do ta kemi një vaksinë që mund ta ndalojë sëmundjen COVID-19”, u shpreh ai.