Forca të shtuara policore, Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi

20.09.2021 09:20:47

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës veçse janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Ata po bëjnë kujdes për rend dhe ligj, përderisa janë pozicionuar te vendi ku ka qenë më përpara pika kufitare.

Sipas burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga Qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

“Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 08:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë”, kanë thënë burimet.