Vargje nga Vjollca Kuta

19.09.2021 16:46:08
Ishte vjeshtë e vonë…
Në bregun e detit,
bashkë dilnim rrallë
Aty përsërisje të pathënat,
që mbetën pa ty
Si ajo valë
që përpëlitej deri në breg
ashtu ike,zëri i shuar mbeti aty….
Vështrimin tekanjoz
i falje detit Shikimin e bukur
ma falje mua
Me kthjelltësinë ai të kishte dehur
Unë përpiqesha, në pëshpëritjet e tua
Ishte vjeshtë e vonë,
herë e fundit
Më ngjaje me nimfat,
yjet t’zbrisnin mbi ballë
Provova të shkoja
dhe një herë tjetér ,aty
Por pa ty ,s’me vinte mbarë
Atë vënd ku ndryshoje e tëra,
bëheshe vajzë Ndonjë përkëdhelje,
ndoshta të kujtohej
Të trëndafilta ,bëheshin buzët e faqet e tua
Sapo haste n’vështrimin tim,
i joti turpërohej .