“Geshtenja qe goditi supin e saj, ate buze mbremje vjeshte te arte…!!!”

19.09.2021 16:38:56
Nga Pirro Minella
…..Para dy ditesh u ndodha ne “Rruge e Elbasanit, isha ne trotuar dhe po prisja nje shokun tim.
Kur befas nga nje peme geshtenje te eger, u shkeput nje kokerr dhe ra ne kembet e mia….
Ishte vjeshte, viti i trete student. Ne muzg isha tek xhaxhallaret e mi, “Rruga Elbasanit”, ngjitur me Redaksine e Revistes “Ylli”, nr 73, po prisja te vinte djali i xhaxhait, Berti. I shkujdesur hidhja veshtrimin rreth e rrotull, me shprese, qe nga casti ne cast, do te vinte.
Vjeshta kishte ardhur ngjyra ngjyra, nuk i thone kot “Mbreteresha e Arte”, plot me fruta te shijshme, ku tavolina mbushet me rrush e dardhe. Befas mu kujtuan dy vargje per vjeshten:
….”Vjeshte, moj e bukur vjeshte,
te kam rrush, shege e pjeshke…”
Rruges po kalonte nje vajze e brishte e embel, me siguri studente e kthyer nga diku, e zhytyr ne mendime, me kaloi fare afer dhe per nje moment i pashe dhe syte, te bukur te zinj, por qe mbante pertoke, sic duket nuk deshte debat me syte e mi.
Kishte veshur nje xhakete ngjyre kafe te celet. Pantallona terital ngjyre te erret. Floket i kishte ngjyre kafe te erret, te gjata dhe i lekundeshin lehte ne supet e saj.
Nuk kaloi as dy tre metra dhe nje kokerr geshtenje, u shkeput nga pema dhe e goditi embelsisht ne sup.
Vajza u step, ndali e hutuar, u kthye nga une dhe me veshtrim pyetes me syte e saj sikur me tha:
“Perse me godite, valle njihemi ne.!!!?”
Une e pashe dhe menjehere me lindi mendimi, qe ta sqaroja kete “keqkuptim” te rastesishem. U afrova dhe me ze te qete i thashe: “Nuk te godita une, por te goditi vjeshta.-shtova -sic duket vjeshtes i terhoqi vemendje profili yt i bukur dhe pak i hutuar dhe te kujtoi, se si gjethet, qe bien ne vjeshte, sipas poetit tone edhe mbiemrat e vajzave ndryshojne”.
Kur pashe buzet e saj, si korale te bukura, menjehere me shkrepi mendimi se nje puthje e tyre do me cmendte.
Prapa syve te saj te bukur fshihen sekrete me te thella se vete deti misterioz…
…..Befas u permenda dhe hoqa veshtrimin me ngulm ne portretin e saj.
Ajo qeshi, lehte, e kuptoi, qe isha i pafajshem, tundi koken dhe pasi me dha doren vazhdoi rrugen e qete me ate hapin e lehte si nje drenushe mali ….
E ndoqa silueten e saj qe zvogelohej perhere e me shume deri sa humbi ne thellesi drejt Qyteti Studenti….