Fragment nga poezia e Dritëro Agollit “MUNDJA E LEKË DUKAGJINIT”

17.12.2017 09:47:45

Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
E fjalë këmbeva në malet me fletë,
Po Lekë Dukagjini ishte trim e bir trimi
Dhe s’mundej dot lehtë…

Po Lekë Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
Që bën njëqind lëshime në punë;
Lekë Dukagjini i rrepti i të rreptit
Ma tundte para syve Kanunë
Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
“O mbaje gruan kështu si them unë,
O lëre gruan, se s’je për grua!”