Franca gati të identifikoj sulmuesin e dytë që kreu sulmin në kishë

28.07.2016 08:55:56

Hetuesit francezë besojnë se janë shumë afër që të identifikojnë njeriut e dytë që vrau një prift në kishë të martën.

Siç raporton BBC, hetuesit besoj se i njëjti person mund të ketë qenë edhe ai që kreu një sulm në qytet javën e kaluar.

Një nga dy sulmuesit tashmë është identifikuar, ai është 19 vjecari Adela Kermiche.

I  ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një video ku thotë se dy burrat që kryen sulmin janë përbtuar për besnikëri nfaj grupit.

Fr Jacques Hamel, 86, kishte fytin e tij të prerë në sulm në një kishë në një periferi të Normandisë, ndërkohë që një besimtar ishte lënë i plagosur rëndë në tokë.

Të dy sulmuesit u vranë nga policia, pasi ata morën pengje.

Zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur një kartë identiteti në shtëpinë e Kermiche që i përket një individi të quajtur Abdelmalik P, nga Aix-les-Bains në lindje të Francës.

Nuk dihet nëse ky është sulmuesi i dytë, fytyra e të cilit është shpërfytyruar rëndë nga të shtënat e policisë.

Le Monde  shkruan se Abdelmalik P ngjan me një njeri që tashmë është duke u kërkuar nga shërbimet e sigurisë mbi frikën se ai ishte gati për të kryer një sulm tjetër.

Autoritetet kanë kryer testet e ADN-së mbi trupin e sulmuesit të dytë.