Franca: Lufta me koronavirusin sapo ka filluar

29.03.2020 00:52:13

Kryeministri francez Edouard Philipe ka parlajmëruar qytetarët e vet se 15 ditët e para të prillit do të jenë shumë më të vështira se sa ditët e mërparshme.

Ai në një konferencë për shtyp tha se “lufta sapo ka filluar” dhe se tashmë është një përgjegjësi kolektive të mbajmë distancën që të ulej kurba e koronavirusit.

Philipe siguroi se Franca do e kalojë edhe këtë krizë teksa vendi ka regjistruar deri tani 2 mijë e 300 viktima dhe 37 mijë e 575 të prekur.